0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Judah: Tadici bizar

Më të lexuarat

Gazetari i revistës prestigjioze “The Economist”, Tim Judah e quan të çuditshëm, oportunist dhe hipokrit veprimin e ish-presidentit Tadic për shtrëngim duarsh me kryeministrin Thaçi.

Sipas tij, aktualisht Serbia nuk ka një plan të qartë për Kosovën. Judah në një intervistë për “Express”, thekson se imazhi i Kosovës është përmirësuar dukshëm në këta muajt e fundit dhe se vendi nuk duhet të humbë kohë duke refuzuar dialogun.

“Dorështrëngimi ishte me të vërtetë i çuditshëm. Pas shumë viteve të ndalesës për zyrtarë serbë që të bëjnë gjëra të tilla, z. Tadic e përdor shansin e parë për vete dhe momentin që lirohet nga detyra zyrtare, shkon të takohet me Thaçin. Kam dyshime se s’ka kurrfarë vlere kjo përshëndetje, sa i përket Kosovës dhe Serbisë, por është një tentativë e fundit e Tadicit të tregojë se është ende relevant dhe se nëse krijohet një koalicion tjetër ne Serbi, ai do të ishte personi që i lëviz gjërat ndaj Kosovës. Megjithatë, nuk besoj se kjo do të ndodhë dhe e tërë situata veç sa e ka dëmtuar Tadicin në Serbi, sepse duket sjellje bizare, oportuniste dhe hipokrite. Nikolic po ashtu është shprehur se dëshiron takime të nivelit të lartë dhe besoj se në një formë apo tjetër, kjo do të ndodhë, por nuk besoj se ky dorështrëngim me Tadicin do të ketë ndikim në këto ngjarje”, theksoi Judah. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit