Ministri jordanez i Planifikimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Ibrahim Saif, ka thënë të mërkurën se vendi i tij ka nevojë për rreth 3 miliardë dollarë për të mbuluar shpenzimet e këtij viti për refugjatët sirianë.
Duke përfaqësuar vendin e tij, Saif mori pjesë në Konferencën e Donatorëve për Sirinë, e cila u mbajt të mërkurën në Kuvajt. Gjatë konferencës, OKB bëri të ditur se aktualisht nevojat e refugjatëve sirianë janë në rritje, dhe se tani këtij vendi i duhen 10 miliardë dollar për të ndihmuar sirianët e shpërngulur.
Një zyrtar i OKB-së ka thënë se Jordani merr vetëm 1.2 miliard dollarë nga OKB-ja, në këtë mënyrë mban një barrë të rëndë në përmbushjen e nevojave të refugjatëve në territorin e saj.
Saif përsëriti se kosto e arsimit dhe shërbimeve shëndetësore për refugjatët sirianë në vendin e tij janë në rritje.
OKB parashikon që deri në fund të vitit 2014 do të ketë më shumë se nëntë milionë refugjatë sirianë të zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se katër milionë refugjatë të cilët kanë ikur në vendet fqinje./mesazhi/