1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

JO KUSHTE TË REJA!

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë,Tomisllav Nikolliq, ka porositur sot nga Roma se vendit të tij nuk duhet parashtruar pengesa dhe kushte të reja për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ai tha se është e papranueshme që në periudhën nga marrja e statusit të kandidatit deri te fillimi i bisedimeve të paraqiten kushte të reja dhe shtoi se Serbia tërë atë që nuk është e shkruar në raportin e kaluar të Komisionit Evropian për arritjet në Serbi i konsideron kushte të reja.

“Nga moment i marrjes së statusit të kandidatit deri te fillimi i bisedimeve, nuk guxon të ketë kushte të reja. Mund vetëm të verifikohet se a i kemi plotësuar ato që kanë qenë dështime gjatë marrjes së statusit të kandidatit. Serbia e ka thënë qartë dhe kjo përsëritet një dekadë dhe do të përsëritet edhe pas meje:Kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës.

Nuk mund të na kundërvihet rruga evropiane dhe imponohet vendimi që të heqim dorë nga një pjesë e territorit tonë për të mbetur në rrugën evropiane. Ne nuk e kërkojmë këtë nga popujt tjerë,andaj nuk duam që të kërkohet as nga ne”,ka thënë Nikolliq.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit