3.3 C
Pristina
Thursday, December 5, 2024

Jetojmë sikur mbretër

Më të lexuarat

Në këtë botë ka njerëz të cilët jetojnë në kushte të rënda: pa çati mbi kokë, emigrantë, të uritur, të traumatizuar nga luftërat, të vetmuar nga humbja e familjarëve. Ndihmoni këta njerëz, mandej ndani një çast dhe falënderoni Allahun për atë që keni.

Ne jetojmë më mirë se mbretërit dhe mbretëreshat e kohës së kaluar. Ne posedojmë gjëra të cilat për ta do të ishin të magjishme. Në dispozicion kemi ushqime nga e gjithë bota, uji brenda shtëpisë, kondicionerë, radio, TV, kompjuter, internet, kujdesi mjekësor, arsimimi…

Këto komoditete moderne kënaqin nevojat tona trupore, por jo edhe ato shpirtërore. Jini falënderues Allahut në atë që posedoni, jetoni thjeshtë, dhe mos stërngarkoni shpirtin tuaj me gjëra të parëndësishme.

Fokusoheni në raportin tuaj me Allahun. Jini në paqe me veten tuaj.

Nëse në jetën tuaj diçka mungon, atëherë bëni ndonjë ndryshim. Vëni ndonjë qëllim dhe bëni hapin e parë. Posedoni gjithçka ju nevojitet. Gjërat më me rëndësi nuk janë tableti, kompjuteri apo smart telefoni, por guximi, besimi dhe aftësia të thuhet: “Po, unë jam dikush, unë jam i rëndësishëm dhe unë do ta ndjek ëndrrën time me të cilën do të jetë Allahu i kënaqur!”

Përshtati:  Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit