1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jetoje jetën pa duhan!

Më të lexuarat

Duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë.
Sipas WHO-Organizatës Botërore të Shëndetësi në botë ka rreth 1 miliard e 360 milionë pirës duhani dhe numri i vdekjeve midis tyre është shumë i lartë. Çdo vit në botë vdesin rreth pesë milionë njerëz si pasojë e tymosjes së duhanit.

Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk guxohet që t’i bëhet kurrfarë padrejtësie askujt (as vetvetes).”
“Të gjithë pjesëtarët e ummetit tim do të jenë të falur (nga Allahu xh.sh.), përveç dëmtuesve me vetëdije”.

Duhet ditur se:
– Në 90 % të rasteve bllokimi i gjakut në damarë vjen si pasojë e pirjes së duhanit;
– Cigarja është armiku i vetëm i vitaminave. Pirja e një cigareje shkatërron rreth 2.5 miligram vitamina C në trupin e njeriut. Dihet se mungesa e vitaminës C në trupin e njeriut ul në mënyrë të theksuar rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve të ndryshme;
– Në përgjithësi, në gjithë botën, 70 % e zjarreve janë pasojë e pirjes së duhanit, etj..
– Duhani është shkaku i 80 % të rasteve të lindjeve të parakohshme dhe dështimeve.

Me të vërtetë, pirja e duhanit përbën njërën nga sëmundjet sociale më të përhapura në rruzullin tokësor. Duhani gjithashtu përmban një numër të madh elementesh të dëmshme për shëndetin e njeriut, siç janë: nikotina, katrani, poloniumi radioaktiv, etj.
Mos u mashtro! Nikotina në cigare dhe duhan shkakton varshmëri.
Nikotina ngushton enët tuaja të gjakut dhe krijon ngarkesë shtesë mbi zemrën tuaj.
Tymosja e duhanit mund të shkatërrojë mushkëritë dhe të zvogëlojë oksigjenin në dispozicion për muskujt, që përdoren gjatë sporteve.
Duhanxhinjtë vrapojnë më ngadalë dhe nuk mund të vrapojnë aq larg, duke ndikuar kjo në performancën e tërësishme sportive.

Tymosja e duhanit përlyen dhëmbët dhe iu shkakton erë të keqe goje.
Përdorimi kohëshkurtër i duhanit të llullës, mund të shkaktojë çarje buzësh, njolla të bardha dhe gjakrrjedhje në gojë.

Harxhimi i pasurisë në blerjen e duhanit është humbje e pasurisë aty ku nuk ka dobi, madje ai është shumë i dëmshëm dhe shpenzimi në këtë lëmi konsiderohet prej formave të shkapërderdhjes të cilat janë ndaluar me Kur’an dhe Sunnet e ai që bën diçka të tillë është konsideruar si vëlla i shejtanit. Allahu xh.sh. thotë:
“Ata që shpenzojnë tepër (harxhuesit) janë vëllezër (në veprim) të djajve e djalli është përbuzës i madh i Zotit të tij”. (EL-Isra: 26, 27)

Tymosja pasive e duhanit

Secili ka të drejtë të thithë ajër të pastër! – pa tym duhani
Tymosja pasive e duhanit është thithja e tymit të duhanit të konsumuar nga të tjerët. Thithja pasive e duhanit shkakton 30 fishin e vdekjeve nga kanceri i mushkërive të shkaktuara nga të gjithë ndotësit e mbledhur së bashku.
Tymi i duhanit përmban jo më pak se 4000 përbërës të ndryshëm kimikë. Shumë nga këta përbërës janë të dëmshëm për shëndetin, ndërsa 50 prej tyre tashmë dihet se shkaktojnë kancerin. 15 % e tymit të një cigareje thithet nga personi që pi duhan, ndërsa pjesa tjetër, prej 85 %, kalon drejtpërsëdrejti në ajër. Pirja “pasive” e duhanit nuk është vetëm një bezdi për njerëzit që ndodhen përçark. Ajo paraqet një rrezik serioz për shëndetin. Pirja “pasive” e duhanit:
– Shkakton kollë, ftohje, dhimbje veshësh dhe ataqe astme.
– I bën rrobat dhe flokët me erë të keqe.
– Prish aromën dhe shijen e ushqimit.
– Shkakton skuqje, kruarje dhe lotim sysh.
– Mbyt dhjetëra-mijëra joduhanxhinj për çdo vit prej kancerit të mushkërive.

Nëse vendosni ta braktisni duhanin:
– pas 20 minutash- frekuenca e zemrës suaj zvogëlohet.
– pas 12 orësh- niveli i monoksidit të karbonit në trupin tuaj kthehet në gjendje normale.
– pas 2 javësh deri 3 muajsh- rreziku juaj nga infarkti fillon të bije. Funksioni i mushkërive tuaja fillon të përmirësohet.
– pas 1 deri 9 muajsh- kolla dhe frymëzënia juaj pakësohet.
– pas 1 viti- rreziku juaj i shtuar prej sëmundjeve koronare është sa gjysma e atij të duhanxhinjve.
– pas 5 vitesh- rreziku juaj nga infarkti është zvogëluar në nivel të atij të joduhanxhinjve.
– pas 10 vitesh- rreziku juaj nga kanceri i gojës, mushkërive, grykës, kapërcellit, fshikëzës, vëshkave dhe pankreasit zvogëlohet.
– pas 15 vitesh- rreziku juaj nga sëmundjet e zemrës është sërish sa i joduhanxhinjve.

Mbi gjithçka, braktisja e duhanit kënaq Allahun xh.sh., Krijuesin tonë të dashur, i cili gëzohet aq shumë kur krijesat e Tij i kuptojnë mëkatet, pendohen sinqerisht për kryerjen e tyre dhe i largohen atyre për të mos u kthyer më kurrë tek to. Atëherë padyshim që mëshira e Tij e pakufishme do ta rrethojë robin dhe do t’ia çelë dyert e pranimit të pendimi./pertymoter.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit