Qindra mijëra fëmijë Sirian po rriten nëpër familje të thyera dhe të ndara për shkak të vazhdimit të luftës në Siri, shumë prej këtyre fëmijëve detyrohen për të punuar, – vërtetoj të Premten një raport i Kombeve të Bashkuara.
Më tepër se 70 000 familje siriane, jetojnë si refugjatat në Jordan dhe Liban, këto janë familje pa të zotin e shtëpisë apo pa babain e fëmijëve.
3700 fëmijë jetojnë në këto kampe pa të dy prindërit.
Në shumicën e rasteve fëmijët janë të detyruar që ta fitojnë kafshatën e gojës për vetën dhe familjet e tyre.
Fëmijët e moshës 7 vjeqare punojnë për kohë të gjatë dhe paguhen minimalisht në Jordan dhe Liban. Kësaj i shtohen kushtet e punës tejet të rrezikshme dhe qasja shfrytëzuese e punëdhënësve./kohaislame.com