Tre izraelitë u vranë sot në mëngjes nga një raketë e lëshuar kundër qytetit Kyriat Malachi, pranë Rripit të Gazës, në jug të vendit, njoftoi policia.
“Tre persona u vranë dhe një tjetër u plagos”, deklaroi zëdhënësi i policisë izraelite, Louba Samri.
Dje, gjashtë palestinezë u vranë nga sulmet ajrore izraelite, çka ka tensionuar situatën mes palestinezëve dhe hebrenjve.trt/kohaislame