9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Jerusalem, dhjetëra mijëra besimtarë në Al Aksa falin Kurban Bajramin

Më të lexuarat

Që nga mëngjesi rreth kompleksit të xhamisë Al-Aksa mund të shiheshin radhë besimtarësh të cilët arritën në namazin e Bajramit

JERUSALEM (AA) – Dhjetëra mijëra muslimanë sot kanë falur namazin e Bajramit në xhaminë Al-Aksa, në Jerusalem, duke pritur Kurban Bajramin, festën më të madhe islame, raporton Anadolu Agency (AA).

Që nga mëngjesi rreth kompleksit të xhamisë Al-Aksa mund të shiheshin radhë besimtarësh të cilët arritën në namazin e Bajramit. Në kompleksin e xhamisë Al-Aksa para namazit të Bajramit u recituan fragmente nga Kur’ani, si dhe duke shprehur tekbire.

Namazin e Bajramit në Jerusalem e kryesoi imami i xhamisë Al-Aksa shejh Yusuf Abu Suneyne, ndërsa ai në fjalimin e tij para besimtarëve u përqendrua edhe në sulmet e paradokohshme izraelite në xhaminë Al-Aksa.

“Vetëm shikoni politikën izraelite të shembjeve, arrestimeve, sulmeve dhe vendosjen e trysnisë. Taksat e larta dhe vështirësitë që u sjellin muslimanëve në Jerusalem janë bërë të padurueshme. Kjo dhunë nuk mund të vazhdojë”, tha Suneyne.

Në lutjen e përbashkët në fund të namazit të Bajramit, muslimanët u lutën për shpëtimin e xhamisë Al-Aksa por edhe për unitetin e të gjithë muslimanëve në botë. Pas namazit të Bajramit besimtarët njëri tjetrit i uruan festën e Bajramit.

Mahmud Abbas vizitoi mauzoleun ish-liderit palestinez Yasser Arafat

Presidenti palestinez Mahmud Abbas, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar mauzoleun e ish-liderit palestinez Yasser Arafat në Ramallah.

Abbas me nderimet më të larta ushtarake ka vizituar mauzoleun e Arafatit, ku edhe është lutur, ndërsa më pas edhe vendosi kurorë me lule.

Muslimanët e mbarë botës sot pritën një nga dy festat më të mëdha, Kurban Bajramin, që zgjat katër ditë.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit