-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Jepja hakun secilës gjë (Rasti me Selmanin dhe Ebu Dardanë)

Më të lexuarat

Ebu Xhuhejfa r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdan. Selmani i shkoi atij për vizitë dhe e gjeti (të shoqen e tij) Umm Derdan si mos më keq, kështu që e pyeti se pse ishte katandisur ashtu. Ajo i tha: “Vëllai yt, Ebu Derda, nuk tregon asnjë dëshirë e qëllim për (jetë të lumtur në) këtë botë.”

Ndërkohë erdhi Ebu Derda dhe bëri për Selmanin diçka për të ngrënë. Selmani i kërkoi atij që të hante (bashkë me të), por ai i tha se agjëronte. Selmani i tha: “Unë nuk do të ha derisa të hash edhe ti.” Kështu, Ebu Derda hëngri bashkë me të.

Natën (kur kishte kaluar një pjesë e saj), Ebu Derda u ngrit (për të falur namazin e natës), por Selmani i tha të flinte dhe ai fjeti përsëri. Pas pak Ebu Derda u ngrit përsëri, por prapë Selmani i tha që të flinte. Kur erdhi pjesa e fundit e natës, Selmani i thirri Ebu Derdasë të ngrihej këtë kohë dhe kështu ata të dy u falën.

Pastaj Selmani i tha Ebu Derdasë: “Zoti yt ka të drejtë mbi ty, vetja jote ka të drejtë mbi ty, familja jote ka të drejtë mbi ty, (secili ka hakun e vet mbi ty), kështu që duhet t’u japësh hakun e vet gjithkujt që ka të drejtë mbi ty.”

Ebu Derdai shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe i tregoi gjithë ndodhinë. Pejgamberi a.s. tha: “Selmani ka thënë të vërtetën.”

(Hadithin e shënon Imam Buhari, numër 1968.)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit