1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Jep dorëheqje prokurori i përgjithshëm i Egjiptit

Më të lexuarat

Talat Abdullah, prokurori i përgjithshëm i Egjiptit i zgjedhur kohë më parë nga presidenti Muahmed Morsi, i ka dorëzuar këshillit suprem juridik të këtij vendi dorëheqjen e tij.
Kjo dorëheqje ka ardhur pas protestave të zhvilluara përballë prokurorisë së përgjithshme. Burime mediatike bëjnë të ditur se 600 nëpunës të prokurorisë së përgjithshme në Egjipt ditën e hënë kanë protestuar përballë këtij institucioni me kërkesën për dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm të cilin e akuzojnë se ndërhynë në hetimet mbi ngjarjen e Pallatit Etehadije. Z. Abdullah me 21 nëntor u zgjodh në postin e prokurorit të përgjithshëm me urdhër të Muhamed Morsi i cili me një dekret hoqi z. Abdulmexhid Mahmaud, ish-prokurori i përgjithshëm i Egjiptit gjatë pushtetit të Husni Mubarakut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit