0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Jep dorëheqje në shtator!?

Më të lexuarat

Presidentja Atifete Jahjaga do të largohet menjëherë pas fuqizimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat parashikojnë zgjedhjen e të parit të vendit drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve, ka thënë burime të gazetës “Tribuna Shqiptare”, në Ekzekutivin e vendit.
Theksohet se Jahjagës do t’i ofrohej një post ministror si “kompensim” për lëshimin e postit presidencial.

Por analisti Shkelzen Maliqi mendon se nuk mund të parashikohet nëse do të ndodhë diçka e tillë.

Megjithatë, sipas tij, ka mundësi që të ndodhë për shkak se presidentja nuk mund të jetë në gjendje të përballojë presionin e madh nga të gjitha anët për t’u larguar dhe për ta respektuar marrëveshjen ndërmjet liderëve dhe Rezolutën e Kuvendit.

Ndërsa, analisti tjetër politik, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se presidentja është vendosur nga ambasada amerikane, prandaj ajo mund të hiqet vetëm atëherë kur amerikanët binden se duhet hequr.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit