-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jep dorëheqje kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed

Më të lexuarat

Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Muhammed, ka deponuar dorëheqjen e tij deri te mbreti i vendit, kanë bërë të ditur nga zyra e tij.

Spekulimet janë të shumta rreth shkaqeve të dorëheqjes, ku mediat lokale raportojnë dy skenarë të ndryshëm.

Malaysiakini, një portal lajmesh në internet, citoi një burim sipas të cilit kryeministri 94-vjeçar “ishte i ngopur me ato që ndodhën në 24 orët e fundit”.

“Ai është thjesht shumë i lodhur kur udhëheqësit e partisë së tij u përpoqën të bënin veprimin e fundit. Që nga fillimi ai ishte kundër këtij veprimi”, tha burimi.

Një tjetër burim thotë se Mahathir dha dorëheqje dhe do të largohet nga aleanca qeverisëse Pakatan Harapan (Aleanca e Shpresës) në mënyrë që të bëhet udhëheqësi legjitim i një koalicioni të ri.

Sipas këtij skenari, Mahathir do të bëhej kryeministri i tetë i Malajzisë.

Megjithatë, disa vëzhgues thonë se mbreti malajzian gjithashtu mund të shpallë zgjedhje të parakohshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit