Të gjithë e dinë se çfarë është e ftohura, por pak e dinë se si të çlirohen prej saj, apo se si mund të zhbllokojnë hundët apo të kenë një frymëmarrje shumë të mirë. E ftohura është e pranishme tek ne në muajt më të ftohtë, ose kur stinët ndryshojnë. Mjafton vetëm një ditë me erë të fortë, apo një rënie e funksioni imunitar që hunda jonë të mbushet me mukozë e të na pengojë në frymëmarrjen. Gjithsesi ne po ju japim disa ide se si të shpëtoni nga kjo bezdisje dhe të merrni frymë lirisht.
Pini çaj të lules achillea
Që në simptoma e para të të ftohurës, përgatisni menjëherë çajin nga lulet achillea. Fusni një lugë gjelle me gjethet e thata të kësaj luleje dhe pak ujë. Lërini që të ziejnë rreth 10 minuta, filtrojeni dhe pijeni.
Qepa për të zhbllokuar frymëmarrjen
Prisni një copë qepë të freskët. Futeni për pak sekonda në një gotë me ujë të ngrohtë. Më pas hiqeni qepën dhe pijeni ujë. Për ta ëmbëlsuar, mund t’i shtoni edhe pak mjaltë. Ndërkaq, për të zhbllokuar hundën sa më shpejt, mund t’i thithni aromën qepës së prerë nga afër.
Xhenxhefil i freskët
Prisni një kub të vogël të rrënjës së xhenxhefilit dhe futenu në gojë. Thitheni dhe kafshojeni kubin e tij gjatë gjithë ditës. Aroma e tij e fortë dhe pikante, do të zhbllokojë hundën.
Aroma e vajrave esencialë
Në një facoletë hidhni ndonjë pikë vaji të eukaliptit apo livandës dhe merrni frymë thellë për ndonjë minutë. Bëjeni këtë gjë disa herë në ditë dhe do ta largoni të ftohtin.
Çaj sherbele
Përgatisni një çaj me sherbele. Përpara se ta pini, shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar, një pikë vaj esencial Wintergreen dhe eukalipti. Pasi ta përzieni me çajin, pijeni.