10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Jemi të vetëdijshëm për peshën e Turqisë

Më të lexuarat

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë dhënë të përditshmes Zëri, mes tjerash ka folur edhe për raportet me Turqinë dhe kryeministrin e këtij vendi, Rexhep Tajip Erdogan. Rama thotë se qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë bërë veprimin e duhur që i kanë forcuar raportet me Turqinë.

Zëri: Kosova dhe Shqipëria kanë qëllimin e përbashkët, integrimin në BE, ju personalisht keni ardhur me flamurin e BE-së në duar. Mirëpo tash keni një përafrim me Turqinë dhe Erdoganin… Sa na dëmton të dyja vendeve nëse orientohemi e afrohemi me Turqinë ndërkohë që synojmë Evropën?

 

Rama: Askush nuk ka thënë nga ne këtu, por s’kam dëgjuar ta thonë as njerëzit e Qeverisë së Kosovës, se ne duhet të afrohemi me Turqinë dhe të largohemi nga Evropa. Përkundrazi, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që edhe Turqia ka, dhe besoj se thjesht kemi bërë atë që do duhej të ishte bërë me kohë nga ana e Turqisë, duke konsideruar jo vetëm Italinë dhe Greqinë, por edhe Turqinë si partner strategjik për zhvillimin tonë dhe rajonit. Pra, të gjitha të tjerat janë spekulime dhe nuk kanë asnjë bazë reale për t’u shqetësuar. Unë besoj se kemi bërë gjënë e duhur dhe ashtu siç nuk çuditet askush për përpjekjet tona për të forcuar marrëdhëniet me Italinë, apo për të çuar më tutje marrëdhëniet me Greqinë, nuk duhet të çuditet as për përpjekjet tona për t’i forcuar sa më shumë marrëdhëniet me Turqinë. /aonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit