Burime brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se Qeveria e Jemenit sot ka marr vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Burime të MPJ-së kanë thënë se shumë shpejt njohja do t’i konfirmohet edhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj në prill kishte qëndruar në një vizitë dy ditore në Jemen, ku kishte kërkuar njohjen nga ky shtet.
Atje, kryediplomati kosovar ishte pritur nga ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi. Hoxhaj kishte dorëzuar zyrtarisht ministrit Abu-Bakr Al-Qirbi kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky shtet, që t\’i bashkohet me shumë së gjysmës së shteteve anëtare të OKB-së, që tashmë e njohin realitetin gjeopolitik në Ballkan.
Pas takimit me Hoxhajn, ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit, Abu-Bakr Al-Qirbi kishte thënë se Kosova e meriton njohjen ndërkombëtare, dhe se Jemeni është në fazën finale të njohjes së Kosovës.kohaislame