0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Jemen, sulm ajror ndaj pallatit presidencial

Më të lexuarat

SANA (AA) – Forcat e koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite kanë ndërmarrë dy sulme ajrore nda Pallatit Presidencial që gjendet nën kontrollin e rebelëve Huthi në kryeqytetin Sana, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga dëshmitarë okularë, një pjesë e pallatit është rrënuar si pasojë e sulmeve.

Ndërkohë, si pasojë e sulmit raportohet për të vdekur dhe të plagosur, pa u dhënë detaje të mëtejshme.

Jemeni është përfshirë nga një krizë që nga viti 2014 kur rebelët Huthi morën kontrollin e pjesës më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana, duke detyruar qeverinë jemenase të krijojë një kryeqytet të përkohshëm në Aden.

Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët disa aleatë arabë, të cilët akuzojnë lëvizjen Huthi si përfaqësues të Iranit, nisën një fushatë masive ushtarake që synonte të kthejë territoret e marra nën kontroll nga rebelët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit