-1.4 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Jëlldërëm: Turqia punon për ti dhënë fund krizës në Gjirin Persik

Më të lexuarat

Ai theksoi se duhet mbajtur qëndrim ndaj terrorit në mënyrë që të zhduket nga bota dhe nënvizoi se në luftën e përbashkët kundër terrorit duhet mbajtur parasysh principi: “nëse mban gjallë njeriun, mban gjallë botën”.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në krye të fjalimit të mbajtur në programin e iftarit të zhvilluar në Pallatin Dolmabahçe në Stamboll, ku priti përfaqësuesit e botës së biznesit, i shprehu ngushëllimet Azerbajxhanit për vdekjen e Ministrit të Energjisë Natig Alijev, i cili ishte duke u kuruar në Stamboll.

Ndërkaq ai u shpreh për sulmet terroriste që ndodhën brenda ditëve të fundit në Bagdad, Kabul, Filipine, Londër e Iran dhe duke rikujtuar se në këto sulme shumë njerëz humbën jetë, u shpreh se asnjë vend nuk është i sigurt ndaj terrorit.

Ai theksoi se duhet mbajtur qëndrim ndaj terrorit në mënyrë që të zhduket nga bota dhe nënvizoi se në luftën e përbashkët kundër terrorit duhet mbajtur parasysh principi: “nëse mban gjallë njeriun, mban gjallë botën”.

Ai theksoi se Turqia zhvillon një luftë të vërtetë ndaj terrorit dhe nuk bën “sikur lufton”.

“Turqia lufton njëherësh kundër tre organizatave terroriste; PKK dhe zgjatimet e saj, organizata terroriste gyleniste FETO dhe organizata terroriste DAESH. Nuk ka asnjë vend tjetër që lufton kundër terrorit si Turqia” u shpreh Jëlldërëm.

Në fjalimin e tij ai u shpreh edhe në lidhje me krizën e Katarit.

Duke rikujtuar se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip  Erdoğan) dhe qeveria ka shprehur në mënyrë të qartë se vendimi për të filluar sanksione ndaj Katarit nuk është i drejtë, Jëlldërëm tha: “Shpresojmë që kjo krizë që përjetohet në vendet e Gjirit të marrë fund sa më shpejt me rrugën e dialogut dhe kompromisit. Në vende të tjera të rajonit si Siri, Irak, Jemen e Libi vazhdojnë shqetësimet aktuale. Zgjerimi i këtyre problemeve duke kaluar në Gjirin Persik do të sillte në rajon një gjendje të re të padëshiruar nga askush nga ne. Për këtë arsye, me qëllim që kriza të mos thellohet edhe më shumë, Turqia me në krye Presidentin Erdoan është duke zhvilluar një punë shumë serioze”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit