Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Organizata Terroriste Gyleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) është një organizatë terroriste globale.
Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se Organizata Terroriste Gyleniste/Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) është një organizatë terroriste globale.
Kryeministri Jëlldërëm mbajti një fjalim në Mbledhjen e parë të Ministrave të Bujqësisë Turqi-Afrikë dhe Forumin e Biznesit të Bujqësisë.
“FETO/PDY është një organizatë terroriste globale dhe zhvillon aktivitete në më shumë se 160 vende. Sot nuk është më një sekret që këta janë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare imperialiste” tha kryeministri turk.
“Shumë vende të Afrikës janë duke mbyllur një nga një shkollat dhe institutet e kësaj organizate terroriste (FETO/PDY) të poshtër. Si rrjedhojë nëse vononi në marrjen e masave ndaj aktiviteteve të kësaj organizate në vend tuaja edhe ju do të mbeteni ballë për ballë me të njëjtin kërcënim” tha Kryeministri Binali Jëlldërëm.