Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Jëlldërëm tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtej e tutje, duhet të kërkojnë rrugët se si të fitojnë besimin e popullit turk.
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Binali Jëlldërëm tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtej e tutje, duhet të kërkojnë rrugët se si të fitojnë besimin e popullit turk.
Binali Jëlldërëm iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Izmir.
Ai reagoi ndaj deklaratës për “sanksion” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të bërë pas dënimit me arrest shtëpie të priftit Andrew Brunson, i cili u arrestua me pretendimin për spiunazh dhe se ka kryer krim në emër të organizatave terroriste gyleniste, FETO dhe PKK.
“Këto kërcënime nuk na trembin” tha Jëlldërëm dhe shtoi: “Nëse Amerika është shtet i drejtësisë ashtu jemi edhe ne. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta lejnë këtë gjuhë kërcënuese. Këtej e tutje duhet të kërkojnë rrugët se si të fitojnë besimin e popullit turk.