-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Jëlldërëm: Gjykatat nuk mund të ndryshojnë vullnetin e popullit

Më të lexuarat

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se vendimi që populli dha në referendum nuk mund të ndryshohet nga asnjë gjykatë.

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se vendimi që populli dha në referendum nuk mund të ndryshohet nga asnjë gjykatë.

Në reportazhin e dhënë për kanalin anglez BBC World, pyetjes se partia Republikane Popullore CHP, që nuk pranon rezultatin e referendumit të zhvilluar në 16 prill, do të aplikojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kryeministri Jëlldërëm iu përgjigj me këto fjalë: “Ç’ndryshim ka nëse partia opozitare nuk pranon atë që e ka pranuar populli, askush nuk ka të drejtën të ndryshojë në gjykatë vendimin e dhënë nga populli. As Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, as Gjykata Kushtetuese dhe asnjë gjykatë tjetër nuk mund të ndryshojë vendimin e marrë nga populli. Vendimin e marrë nga milionat mund ta ndryshojë përsëri vetëm populli”.

Kurse pyetjes në lidhje me kritikat për diktaturë, Kryeministri iu përgjigj duke shtruar pyetjet: “A ka zgjedhje dhe parti politike në vendet ku ka diktaturë? A shkojnë 50 milionë zgjedhës në kutitë e votimit aty ku ka diktaturë?

Ai bëri të ditur gjithashtu se do të bëhen punime për të fituar zemrat e atyre që thanë ‘Jo’ në referendum.

Kryeministri Jëlldërëm theksoi se në sistemin e ri, sado i suksesshëm të jetë presidenti, detyra e tij nuk do të jetë më shumë se 10-vjeçare.

Kurse në lidhje me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, Jëlldërëm tha: “Bashkimi Evropian ose do ti dalë për Zot vlerave të tij, ose do të kthehet në një Klub të Krishterësh. Unioni duhet të marrë një vendim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit