3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Javën e ardhshme vjen një njohje

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosovën deri në fund të javës së ardhshme do t’i bëhet edhe një njohje, përderisa njohja e dytë do të bëhet publike kah mesi i muajit prill.

Hoxhaj nuk ka thënë se për cilat shtet bëhet fjalë, pos asaj që informatat i mbështetur nga burime të sigurta diplomatike.

“Unë kam informata të sakta dhe të sigurta që deri në fund të javës së ardhshme një vend do ta bëjë publik vendimin që ka marrë përpara disa ditësh që ta njohë si vend sovran i pavarur, dhe kjo informatë bazohet nëpërmjet kontakteve të mia direkte me Ministrin e Punëve të Jashtme të këtij vendi”, ka thënë Hoxhaj, në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti.

“Besoj që deri në mes të prillit do të kemi një vend të dytë, i cili po ashtu do ta bëjë publik njohjen e tij të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai. /kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit