4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Japonia nuk zhvendos ambasadën nga Tel Avivi në Kuds

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, deklaroi se vendi i tij, nuk ka ndërmend zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deklarata e kryeministrit japonez u bë gjatë takimit që realizoi me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Ramallah.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, shkroi se lideri japonez gjatë vizitës zyrtare në Palestinë, ka ripërsëritur parimin “dy shtete”, për të cilin tha se është një zgjidhje të cilën e mbështetë Japonia, ndërkohë që ka nënvizuar përkrahjen e vazhdueshme japoneze për projektet të cilat kontribuojnë për ndërtimin e shtetit të Palestinës, përfshirë infrastrukturën dhe institucionet.

Abbas, nga ana e tij ka theksuar se pala palestineze është e gatshme të bashkëpunojë me secilën përpjekje ndërkombëtare të bazuar në rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe parimin “dy shtete” për themelimin e shtetit të pavarur palestinez, me Kudsin Lindor për kryeqytet të saj.

Ai përsëriti apelin drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilin fton për mbajtje të një konference ndërkombëtare të paqes këtë vit, në të cilën do të krijoheshte një mekanizëm ndërkombëtar multilateral për të mbikëqyrur procesin politik, ndërkohë që tha se SHBA-të, tashmë kanë braktisur rolin e “një ndërmjetësi të ndershëm të paqes”, pasi njohën Kudsin për kryeqytet të Izraelit.

Kudsi mbetet në epiqendër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë që qyteti i pushtuar nga Izraeli në vitin 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.

Më 6 dhjetor 2017, presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi më pas se në maj të këtij viti, ambasada e SHBA-ve nga Tel Avivi do të zhvendoset në Kuds.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit