Japonia lansoi të shtunën me sukses anijen kozmike pa pilot “Kunotori-3”, e cila do të niset drejt Stacionit kozmik ndërkombëtar.Raketa është lansuar mëngjesin e sotëm nga kozmodromi “Tenegashma”, në pjesën jugore të Japonisë, dhe pritet të arrijë në Stacionin kozmik ndërkombëtar të premten tjetër.
Anija do të dërgojë ushqime dhe veshje për bordin e Stacionit kozmik ndërkombëtar, por edhe pjesë për modulin japonez “Kibo”, transmeton Alsat.
Ky është fluturimi i dytë i “Kunotori-3” drejt Stacionit kozmik ndërkombëtar, pas fluturimit të parë të kryer në shtator të vitit 2010.
Japonia deri në vitin 2015 planifikon të lansojë edhe gjashtë fluturake në kozmos./koha/kohaislame