-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Japonia aktivizon aeroplanët luftarakë në nivele të paprecedent prej përfundimit të Luftës së Ftohtë

Më të lexuarat

Japonia ka aktivizuar aeroplanët luftarak në nivele të paprecedent prej përfundimit të Luftës së Ftohtë si kundërpërgjigje ndaj aeroplanëve të huaj, kryesisht rus dhe kinez të cilët u janë ofruar hapësirës ajrore të Japonisë.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se aeroplanët luftarak kanë fluturuar 943 herë gjatë këtij viti, që është edhe për 16 % më shumë se në vitin 2013.
 
Kjo shifër është pak më e vogël se rekordi i vendosur në vitin 1984, kur aeroplanët sovjetik kanë qe shumë aktiv përreth Japonisë.
 
Mirëpo, Ministria e Mbrojtjes ka thënë se kësaj radhe nuk është shkelur hapësira ajrore e Japonisë.
 
Ky shtet ka probleme territoriale me fqinjët, Kinën dhe Rusinë. Tokio dhe Moska kanë pretendime mbi ishujt e Kurilit, që janë okupuar nga Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.
 
Japonia dhe Kina kanë mosmarrëveshje rreth ishujve në Detin e Kinës lindore të cilat i ka nën kontroll Japonia. /Rel/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit