1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

JAPONI – TËRMETI, CUNAMI DHE KRIZA BËRTHAMORE

Më të lexuarat

Japonia do të ndërpresë sot çdo aktivitet për të kujtuar cunamin e tmerrshëm në rajonin Tohoku dhe për të konstatuar përmasat e kaosit të trashëguar nga kjo katastrofë historike që shkaktoi rreth 20 000 të vdekur dy vjet më parë.

Më poshtë vijon rrjedha e ngjarjeve në Japoni, gjatë përballjes me krizën të rëndë bërthamore pas tërmetit nëntë ballësh dhe cunamit shkatërrimtar, që goditën verilindjen dhe që shkaktuan më shumë se 19 000 të vdekur.

— E MËRKURË 16 MARS —

Një zjarr tjetër bie në reaktorin 4 të centralit bërthamor Fukushima, që u ndesh me një varg problemesh të rënda.

Pishina e grumbullimit të lëndës djegëse të përdorur bërthamore të reaktorit katër përbënte “shqetësimin kryesor” me rrezikun e rrezatimit radioaktiv drejtpërdrejt në atmosferë (Autoriteti francez i sigurisë bërthamore, ASN).

Radioaktiviteti i matur në hyrje të centralit po rritet shumë rreth 01:00 GMT përpara se të bjerë.

Mburoja e reaktorit 3 kishte të ngjarë të ishte dëmtuar (qeveria). Japon u shpreh e gatshme të kërkonte bashkëpunimin e ushtrisë amerikane.

Bilanci zyrtar i tërmetit dhe cunamit: 3 771 të vdekur, 8 181 të zhdukur dhe 1 990 të plagosur.

Operacionet e ndihmës u bllokuan nga i ftohti dhe reshjet e dëborës. Rreth 80 000 ushtarë, policë dhe personel ndihme u mobilizuan për t’u ardhur në ndihmë më tepër se 500 000 të prekurve.

TËRMET 6,0 në mesditë në Tokio.

Perandori Akihito, “thellësisht i shqetësuar”, shprehet “se lutet për sigurinë e banorëve”.

Zëdhënësi i qeverisë franceze shprehet se “skenari më i keq”, katastrofa do të ketë një “pasojë më të madhe se Çernobili”.

–E MARTË 15–

Shpërthim i lidhur me praninë e hidrogjenit në reaktorin 2 të Fukushima 1, më tej zjarr në reaktorin 4. Rritje e lehtë e temperaturës në reaktorët 5 dhe 6.

Agjencia ndërkombëtare e energjisë bërthamore, IAEA, thekson se mburoja e reaktorit 2 mund të jetë “prishur” dhe se ka mundësi që zemra e reaktorit 2 të jetë dëmtuar lehtë. Mburoja rrethuese “nuk është më e paprekshme” dhe ky aksident bërthamor ka arritur nivelin 6 nga shtatë të mundshme, sipas ASN-së.

Përqindja e radioaktivitetit në Tokio e kalon paksa normalen për disa orë.

Komisioneri evropian për Energjinë flet për “apokalips” dhe thekson se autoritetet lokale praktikisht e kanë humbur kontrollin e situatës në Fukushima 1. Parisi shprehet se bëhet fjalë “për ngjarje tragjike, të një game të konsiderueshme” dhe se “rreziku është jashtëzakonisht i lartë”.

–E HËNË 14–

Dy shpërthime në nivelin e reaktorit 3 të Fukushima 1, por reaktori nuk është dëmtuar (Tepco).

Fuqia e tërmetit rivlerësohet nga 8,9 deri në 9 : i katërit më i fortë i planetit që prej 1900.

–E DIEL 13–

Japonia po përballet me “krizën më të rëndë që prej Luftës së Dytë Bërthamore (kryeministri Naoto Kan).

Në centralin Tokai N°2, një pompë e sistemit të ftohjes është me defekt, por ajo ndihmëse funksionon.

–E SHTUNË 12–

Shpërthim në centralin Fukushima 1, çatia e ndërtesës ku ndodhet reaktori shembet. “Rrezatime radiaktive shumë të mëdha” ndodhin pas shpërthimit (Instituti i mbrojtjes radioaktive dhe i sigurisë bërthamore, IRSN, Francë).

–E PREMTE 11–

Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në Japoni, i ndjekur nga një cunami me dallgë 10 metra të larta godasin verilindjen e arkipelagut. Imazhe të anijeve të përmbysura, makinave dhe shtëpive të rrëmbyera nga përrenjtë e baltës dhe rrënojash që mbushin akset e lokaliteteve në brigjet e Paqësorit. Ndalim automatik i reaktorëve të centralit bërthamor në provincat afër epiqendrës. Ndërprerje e transporteve në lindje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit