5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Japoni, shembet tuneli, shtatë viktima

Më të lexuarat

Një tunel në një rrugë kryesore u shemb në Japoni, duke zënë një numër të madh makinash nën të.
Të paktën shtatë persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa nuk dihet fati i disa dhjetëra të tjerëve, raporton “BBC”.

Të mbijetuarit përshkruan se si pjesë të mëdha të tavanit të tunelit ranë papritur mbi disa automjete në lëvizje në tunelin e Sasagos.
Si rrjedhojë e shembjes, një zjarr u ndez dhe përfshiu një numër tjetër automjetesh.

Forcat e shpërtimit kanë konfirmuar në media se kanë parë disa trupa të karbonizuar, por është ende herët për të përcaktuar një bilanc njerëzor të kësaj tragjedie.

Tuneli ishte pjesë e një rruge të rëndësishme kombëtare, që lidh kryeqytetin e Tokios me Nagojën, një qytet të ndodhur në 80 kilometra distancë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit