2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Japoni, mbi 86 mijë persona janë njëqindvjeçarë

Më të lexuarat

Numri i njëqindvjeçarëve meshkuj në Japoni u rrit mbi 10.000, duke u rritur vazhdimisht për 51 vjet, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Japonia po përballet me një popullsi të plakur kryesisht për shkak të zgjerimit të infrastrukturës mjekësore dhe sociale në vend.

Të dhënat treguan se mbi 86 mijë persona janë njëqindvjeçarë dhe kjo është rritur me 6.060 nga një vit më parë.

Japonia çdo vit ka shënuar 20 shtatorin si një festë për të shprehur “Respektin për të Moshuarit” në vend.

Ministria gjithashtu zbuloi se gratë përbëjnë të paktën 88,4 për qind të totalit të përgjithshëm të 86.510 personave mbi 100 vjeç, madje 5.475 më shumë se një vit më parë, ndërsa shifra te burrat është rritur me 585, për të shkuar në 10.060.

Qeveria japoneze kishte filluar një studim të qindvjeçarëve në vitin 1961, kur gjeti vetëm 153 njerëz mbi 100 vjeç.

Provinca perëndimore Shimane ka numrin më të madh të qindvjeçarëve, e ndjekur nga Kochi dhe Kogoshima.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit