-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Japonezët zhvilluan syze përkthyese

Më të lexuarat

Janë zhvilluar syzet që janë zgjidhje e problemit të gjuhës.

Shkencëtarët japonezë zhvilluan syzet të cilat përkthejnë nga gjuha japoneze që është një gjuhë mjaftë e vështirë në gjuhë të tjera.

Në kornizën e syzeve është vendosur një sistem me kamerë të vogël dhe fjalët të cilat nuk i kuptoni i përkthen në një gjuhë që e kuptoni.

Pamjet e regjistruara nga kamera dërgohen në sistemin e reve “Cloud” të kompanisë, ndërsa përkthimet pasqyrohen në ekranin e vendosur në syze.

Në saje të veçorisë së njohjes së fytyrave dhe të programeve të ndryshme aktualisht mund të bëjë përkthime vetëm në gjuhët japoneze, koreane, kineze dhe anglishte.

Por, shkencëtarët thonë se kjo gamë mund të rritet me lehtësi.

Shkencëtarët përgatiten që këto syze ti lëshojnë në treg deri në vitin 2020 kur do të organizohen Lojërat Olimpike në Tokio që vizitorët të jenë më rehat./trt/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit