-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Jankullovska kundër Bajramit: S’ka gjuhë shqipe

Më të lexuarat

Nuk ka nevojë ueb faqja e MPB të jetë edhe në gjuhën shqipe, ka deklaruar sot ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska në pyetjen e televizionit Alasat-M, pse ajo faqe është vetëm në gjuhën maqedonase. Informatat që janë në këtë faqe interneti, sipas saj, janë të mjaftueshme dhe “janë të kuptueshme për të gjithë qytetarët e vendit”. Zëvendësi i saj, Xhelal Bajrami (në foto me Jankullovskën) kohë më parë kishte premtuar se ueb faqja do të jetë në dy gjuhë.

Vetëm para gati gjashtë muajve, në një deklaratë për AlsatM, zv/ministri Bajrami pati premtuar se së shpejti do të zgjidhet problemi me përmbajtjen e plotë të ueb faqes së Ministrisë së Brendshme, respektivisht se ueb faqja do të funksionojë edhe në gjuhën shqipe. “Jemi duke punuar që në një të ardhme edhe ueb faqja e Ministrisë së Brendshme në përgjithësi të gjitha materialet që janë në ueb faqe të jenë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, dhe besoj se do ia arrijmë që ueb faqen ta kemi edhe në gjuhën shqipe”, pati thënë Bajrami më 9 janar 2012.

A do të përjetojë hapja e ueb-faqes së MPB-së në gjuhën shqipe fatin e premtimeve për hapjen e pikës kufitare Llojan-Miratocë mbetet të shihet. Ndryshe, numri 1 i MPB-së konsideron se të gjithë ministrat shqiptarë, të cilët faqet e internetit i kanë edhe në gjuhën e tyre amtare, këtë e bëjnë në mënyrë të paligjshme. Në të gjitha dikasteret që drejtohen nga ministra të VMRO-DPMNE-së ueb faqet janë vetëm në gjuhën maqedonase, madje edhe ato faqe të internetit që kanë pasur opsione dhe versione në shqip kur ministritë janë drejtuar nga shqiptarë, tani janë mbyllur./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit