-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Janjic: Dialogu me Mustafën më sfidues se me Thaçin

Më të lexuarat

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dusan Janjic, ka thënë se takimi i nesërm në Bruksel do të jetë njëfarë rishikimi i asaj se çfarë është arritur nga marrëveshjet e çka jo, sikurse edhe çfarë do duhej bërë më tutje.

Janjic ka thënë Mustafa është ngeociues serioz dhe se dialogu me të do të jetë më sfidues sesa ai me Hashim Thaçin, pasi sipas tij, Mustafa që në moshë të re ka praktikuar edhe me gazetarinë edhe me politikën.

“Edhe në moshë të re, ai ka praktikuar edhe me gazetarinë edhe me politikën. I vetmi person i ri në këto bisedime është Mogherini, e cila nuk ka pasur përvojë për Ballkanin. Do të jetë interesante të shihet nëse do të ketë ndryshime në metodologji – pres se do të ketë – është energjike, e re, nuk vrapon pas çmimit Nobel… por duhet ndryshuar metodologjinë”, ka potencuar Janjic në një bisedë me televizionin publik të Serbisë, transmeton koha.net.

Ai ka thënë se në takimin e nesër që do të mbahet në Brukesl në mes të delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi, do të ketë tema konkrete siç janë gjykata në Mitrovicë, çështja e statusit të përfaqësimit të bashkësisë së komunave dhe natyrisht, marrëveshja për hekurudha dhe telekomunikim.

Sipas vlerësimeve të Janjic-it, do të arrihet marrëveshje politike, nuk do të ketë bojkotim të institucioneve dhe do të gjendet një zgjidhje tjetër për krizën e krijuar në Prishtin për zëvendësimin e ministrit që u shkarkua Aleksandar Jablanovic.

Janjic mendon se do të diskutohet edhe për ndërmarrjet publike, por që çështja e “Trepçës” nuk do të jetë temë e diskutimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit