-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Janë shokuese atë që ushtria e Mianmarit u ka bërë muslimanëve të Arakanit”

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, tha se bota tashmë nuk mund të injorojë më realitetet e dhimbshme në Mianmar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Haley, në një fjalim në seancën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së për Mianmarin, në lidhje me raportin e njoftuar dje në OKB për muslimanët e Arakanit tha se e vërteta që muslimanët e Arakanit janë përballur me spastrim etnik duhet të flitet dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet.

“Janë shokuese atë që ushtria e Mianmarit u ka bërë muslimanëve të Arakanit. Historitë e qytetarëve të Arakanit janë të pabesueshme”, tha Haley duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit të cilin e ka përgatitur duke biseduar me 1.024 refugjatë të Arakanit që qëndrojnë në kampet në Cox Bazar.

“Ende kemi turp për atë që kanë bërë anëtarët e mëparshëm të Këshillit të Sigurisë” 

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB theksoi se SHBA-ja, Britania, Kuvajti, Holanda, Peruja dhe anëtarët e tjerë të KS-OKB-së janë përpjekur për të mbajtur në rendin e ditës tmerrin në Mianmar.

“Jemi përpjekur që forcat e sigurisë së Mianmarit të japin llogari. Por duhet bërë edhe më shumë. Nuk do të mund të sigurohet respekti për të drejtat e pakicave në vend derisa qeveria e Mianmarit të përmbushë premtimin për të zbuluar përgjegjësit e kësaj krize. Ende kemi turp për atë që kanë bërë anëtarët e mëparshëm të Këshillit të Sigurisë në Ruandë dhe Srebrenicë. Nëse nuk veprojmë tani mund të mbetemi të pa-mjaftueshëm në Mianmar”, tha Haley.

Gjithashtu Haley pasi ka nënvizuar se sulmet kundër muslimanëve të Arakanit janë kryer në mënyrë të “planifikuar dhe përgatitur më parë” ajo ka rikujtuar rekomandimin e komisionit të Arakanit nën kryesimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, për lirinë e veprimit dhe të drejtën e barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët e Mainmarit.

“Zbatimi i rekomandimeve të Komisionit mbi nismën e Ananit do të ofrojë sigurinë e të gjithë qytetarëve të Mianmarit”, ka përfunduar fjalën e saj Nikki Haley.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit