-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam vajzë e pamartuar, e re, ka tre vite e më tepër që e bëj masturbimin. Më parë s’e kam ditur që është e ndaluar dhe nuk e di as vetë se si kam filluar ta praktikoj këtë gjë. Tani, të them të drejtën, më është bërë ves dhe s’mundem të rri pa e bërë. A ka mundësi që masturbimi të ndikojë në prishjen e virgjërisë? Më tregoni, ju lutem, se si mund të largohem nga kjo dukuri dhe të mos e bëj kurrë në jetë.

***

Përgjigja:

Vajzë e nderuar!

Së pari lusim Allahun e Lartësuar të të ruaj, të drejtoj, të jap udhëzim dhe të të mbrojë ty nga të këqijat e vetes dhe shejtanit, gjithashtu e lus të Lartësuarin që të të largoj ty nga të gjitha veprat e shëmtuara që janë të dukshme dhe të padukshme.

Motër e nderuar!

Të falenderojmë për besimin tuaj që keni ndaj faqes tonë dhe na keni shkruar për problemin tuaj.

Sa i përket dispozitës së sheriatit rreth masturbimit, atë e kemi trajtuar në njërën nga përgjigjet e mëparshme, ajo dispozitë është e njejtë si për meshkujt ashtu edhe për femrat, prandaj të lutemi të kthehesh atje dhe të shohësh se çfarë konisderohet ajo në Islam.

Kurse sa i përket masturbimi përveç që është e ndaluar, ajo në vete përmbanë ndikime negative të shumta, prandaj edhe është e ndaluar, për shkak se Allahu nuk ndalon diçka që në të nuk ka të këqija.

Rreziqet e praktikimit të masturbimit

Prej ndikimeve negative mund të përmendim:

  1. Me anë të masturbimit praktikuesi nuk arrinë kënaqësin reale, kështu që krejt ajo kënaqësi është produkt i imagjinatës personale dhe fantazirave, prandaj ai person bëhet një tip që mbyllet me vetveten e tij dhe nuk është komunikativ me të tjerët.
  2. Dobësimi i të mbajturit mend dhe indiferenca në mendime.
  3. Humbja e nervave, tendosje të karakterit, kështu që tek ata vërehet një ngushtësi dhe hidhërim të shpejtë për gjënë më të thjeshtë.
  4. Vonimi në martesë. Ai që e praktikon atë, bëhet të mos mendoj për martesë, pasiqë për të ajo është formë e shfyerjës së epshit.
  5. Është shumë e njohur se maturbimi ndikon në raportin e tij me bashkshortin pas martesës, kështu që nuk arrinë kënaqësinë e plotë gjatë marrdhënieve seksuale me të, të jesh e bindur se shumë nga njerëzit vuajnë nga problemet e ndryshme në martesë, si mosndierja kënaqësi  gjatë marrdhënieve, apo probleme të ndryshme në organet e tyre gjenitale etj., e që shkak i kësaj është praktika e masturbimit.
  6. Nëse kjo gjë praktikohet për një kohë të gjatë, atëherë edhe pas martesës  nuk mund të heq dorë njeriu nga kjo dhe për çdo hidhërim, vuajtje, apo pakënaqësi në martesë mundohët ta kompensoj me këtë vepër të shëmtuar.
  7. Praktikimi i masturbimit te vajzat është më e  rrezikshme, për shkak se vajza në kërkim të kënaqësisë mund të përdorë mjete, gjëra të ndryshme, apo edhe gishtat që mund të shkaktojnë prishjen e virgjërisë. Gjithashtu, ajo mund të shkaktoj edhe deformimin e organit të femrës, si zgjerimi  i tepruar i disa pjesëve të saj etj.

Forma e shërimit

Sa i përket formës së shërimit, themi se është me ndërprerjen e plotë të praktikimt të saj dhe ajo bëhet në këtë mënyrë:

  1. Muslimani apo muslimanja duhet të përtërij raportet me Krijuesin e Tij dhe të jetë i vetëdijshëm se Allahu i Lartësuar është në mbikqyrjen e tij gjithmonë dhe në çdo vend. Motër e nderuar! Derisa atë vepër nuk dëshiron ta bëje kurrë në prezencën e ndonjë personi, nga turpi që ke, atëherë Allahu është më parësor të kesh turp prej Tij. Është ai i Cili sheh çdo gjë dhe kudo që të jesh. Paramendo vetën të dalësh para Allahut me atë vepër të shëmtuar.
  2. Martesa, nëse femra ka mundësi ta realizoj këtë, atëherë kjo do të ishte zgjidhja më ideale për të.
  3. Agjërimi, të mundohesh të agjërosh për shkak se siç thotë i Dërguari i Allahut në   hadith: “Agjëroni, për shkak se agjërimi është shërimi  më i mire (i epshit) për umetin tim.”
  4. Vetëdëshira, është një nga shtytësit më të rëndësishëm për lënien e kësaj praktike.
  5. Pëmbajtja e vetvetes. Kjo arrihet duke e kuptuar njeriu vetvetën e tij se nga çfarë ndikohet, kështu ai largohet nga gjërat dhe rrethanat që nxisin epshin dhe e shpiejnë në praktimin e kësaj vepre tepër të shëmtuar.
  6. Të mundohesh të mendosh në gjërat që janë të dobishme për ty,  si mësimet, të mundohesh të merresh me punë dhe të përfitosh nga koha jote.
  7. Largohu nga leximi të romaneve që nxisin epshin tënd, apo shkrimeve që kanë të bëjnë me të, kurse më e rrezikshme se kjo është të shikuarit e filmave që në të ekspozohet shkalla më e ulët e amoralitetit.
  8. Të mos shkosh për të fjetur vetëm pasi që jesh lodhur dhe kur të ngrihesh nga gjumi mos rri shtrirë në shtrat që të fillosh të mendosh rreth mardhënieve seksuale.
  9. Një nga gjërat më të rëndësishme për ty është edhe ajo që ti të mundohesh të takohesh me shoqe e motra që janë të moralshme, besimtare dhe të shoqërohesh me to, pra t’i largohesh vetmisë.

Këto ishin ato që i pamë të nevojshme t’i përmendim rreth këtij vesi, që   në kohën tonë është bërë smundje e shumë të rinjëve, e ajo që është edhe më keq është bërë dukuri edhe te femrat.

Ajo që e shton të keqen edhe më shumë është edhe fakti se shumë njerëz që janë rritur në shoqëri që kanë arritur kulminacionin e poshtërsisë dhe amoralitetit, e konsiderojnë një akt të tillë si shumë të natyrshme dhe mundohen t’ua servirin përvojat e tyre të ulta shoqërive më të ruajtura nga ata, ku mundohen ta bëjnë të keqën të mirë dhe i konsiderojnë ata që nuk pajtohen me ta si jo të natyrshëm.

Në fund, lus Allahun e Lartësuar të të japë ty fuqi ta braktisësh përfundimisht dhe sa më shpejt këtë ves për shkak se sa më shumë që të shoqëron ty kjo gjë, dije se aq më shumë do të vështirësohet ty të largohesh nga ajo. Shpeshto lutjet tuaja ndaj Allahut dhe kërko mbrojtje nga Ai prej të gjitha të këqijave, me të vërtetë Ai është që nuk i refuzon lutjet nga ne.

Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit