-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jam duke u ballafaquar me një fenomen, gibetin

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum ue rahmetullah!
Në kohën që jam duke u munduar të shërohem, inshallah me ndihmën e Allahut nga cytjet e shejtanit (sihrit) duke lexuar vetë Kuran dhe me lutje… Jam duke u ballafaquar me një fenomen, gibetin, të cilin nuk jam duke e përballuar lehtë. Kritikoj, ju tërheq vëmendjen njerëzve përreth, por e kotë, e kanë të shprehur tejmase këtë ves. Sidomos me njerëzit që i kam te afërm po reagoj shumë ashpër, edhe nga frika mos po marr pjesë në gjynah edhe nga dhimbja për ta që vazhdojnë të zhyten në atë mëkat, kritikoj shumë, ju bërtas, s’mund te kontrolloj veten.
Me rekomandoni ç’të bëj. Po shpenzohem shumë duke ndenjur ashtu e vizitat janë të shpeshta. Fatkeqësisht edhe i thonë vetes musliman, disa prej tyre falen.
Allahu ju shpërbleftë!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Edhe ne e lusim Allahun e Lartësuar t’ju shërojë nga ajo sprovë (nga sihri) dhe nga cytjet e tjera që t’i bën shejtani i mallkuar. Kurse sa i përket pyetjes suaj për formën e parandalimit të njerëzve nga gibeti, fenomen shumë i përhapur te shoqëria muslimane, themi: Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë në një hadith të saktë: “Kush nga ju sheh një vepër të ligë, le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhen e tij. E, nëse nuk mundet, atëherë me zemrën e tij dhe kjo është imani më i dobët.”

Pra, vëlla i nderuar, ky hadith i konkretizon të gjitha metodat e parandalimit të veprave të liga në raport me të tjerët. Fillimisht, nëse ke mundësi, e ndalon me dorë, p.sh nëse një vepër të ligë e sheh dhe je kompetent ta ndryshosh atë, si p.sh në fëmijën tënd apo në punëtorin tënd etj.. Por nëse nuk mund ta mënjanosh me dorë, atëherë e kundërshton me gjuhë duke përdorur metodat që secila nga këto tre shkallëzime ngërthejnë në vetvete.

Dhe së fundi, nëse nuk ke mundësi as me gjuhë, si p.sh. të frikësohesh që nëse flet, do të bëhet edhe më keq apo do të rritet ai mëkat, në këtë rast e mohon dhe refuzon me zemrën tënde dhe kjo është një mundësi që nuk privohesh nga ajo assesi dhe pikërisht për ta është theksuar në hadith se pas saj s’mbetet as sa grimca e atomit iman (sepse është gjë që nuk mundet askush të të ndalojë nga urrejtja e diçkaje me zemrën tënde).

Prandaj ti reagon dhe ndalon nga ajo e ligë sipas mundësisë dhe pozitës që ke me atë person. Por duhet të kesh në konsideratë formën e parandalimit jo me fjalë të rënda dhe nënçmuese, por duke i këshilluar me të butë dhe fjalë të ëmbla dhe duke lutur Allahun Fuqiplotë.

Dhe në fund, nëse nuk ndalon pas këshillimit tënd, atëherë largohesh nga ai tubim në mënyrë që të mos bëhesh nga mëkatarët.
Allahu e di më së miri.
Fatmir Raçi
22.3.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit