0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Jakup Krasniqi nisi vizitën në SHBA

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi ka mbërritur mbrëmë në një vizitë disaditëshe në Washington ku prej sot do të takohet me ligjdhënës amerikanë, zyrtarë të Departmentit të Shtetit, të USAID-së dhe të institucioneve demokratike, një vizitë që zhvillohet me ftesë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë.

Kryetari Krasniqi do të takojë nesër, njeriun e tretë të pushtetit amerikan, republikanin John Boehner, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, që është takimi i parë dhe shumë i rëndësishëm i një udhëheqësi të Kosovës me z. Boehner, raporton RTK.
Ky sipas Kushtetutës amerikane është njeriu i tretë i pushtetit, mirëpo në realitet ai ka pushtetin më të madh pas presidentit Barack Obama, meqë është udhëheqës i opozitës që kontrollon Dhomën e Ulët të Kongresit, që ka shumicën republikane, pa miratimin e të cilit nuk kalon asnjë ligj.
Z. Krasniqi, që shoqërohet nga nënkryetari i Kuvendit, Petar Miletiq, dhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Ardian Gjini, do të takojnë edhe anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë, një komision dypartiakë prej njëzetë kongresistësh, që bashkëpunon drejtpërdrejt me 16 vende të tjera partnere në botë, përfshi edhe Kosovën, me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të institucioneve ligjdhënëse të pavarura, të efektshme dhe të përgjegjshme.
Z. Krasniqi sot pasdite do të takojë presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik, z. Ken Wollack./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit