4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Jahjaga: Na e lini EULEX-in

Më të lexuarat

Presidentja Atifete Jahjaga i ka dërguar letër të hënën Baroneshës Catherine Ashton, ku i kërkon që BE-ja t’ia vazhdojë mandatin EULEX-it deri më 15 korrik 2014. Shefja e diplomacisë evropiane, brenda dy ditësh pritet t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Presidentes kosovare. Të premten, bashkë me pakon ligjore për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur, Parlamenti ratifikon edhe letrat që ia zgjasin mandatin EULEX-it edhe për dy vjet.
Një burim nga Presidenca i ka thënë gazetës “Express” se Jahjaga e ka nënshkruar mesditën e së hënës këtë letër, ndërkohë që të martën letra pritet të jetë në tryezën e Këshillit të Ministrave të BE-së.

“Aty pritet të merret vendimi për vazhdimin e mandatit të EULEX-it”, ka thënë burimi i gazetës.

Brenda dy-tri ditësh pritet që Baronesha Ashton t’ia kthejë letrën Presidentes Jahjaga, duke e njoftuar se Unioni është i interesuar për vazhdimin e misionit të tij për rend dhe ligj në Kosovë.

Çështja e vazhdimit të mandatit të EULEX-it u shtrua si domosdoshmëri, pas vendimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, për të përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas marrëveshjes së arritur javën e kaluar mes përfaqësuesve të Prishtinës dhe të Brukselit, letra e Jahjagës dhe ajo e Ashtonit do të ratifikohen në Parlamentin e Kosovës.

Një zyrtar i lartë i Qeverisë ka thënë se ratifikimi i letrave për vazhdimin e mandatit të EULEX-it është lënë qëllimisht të ndodhë ditën e premte, kur ligjvënësit do të miratojnë edhe pakon ligjore për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur.

“Gjithçka do të përmbyllet në Parlament, më 7 shtator. Tashmë kemi marrë përkrahjen e LDK-së, AAK-së dhe partive minoritare. Vetëm Vetëvendosja është kundër përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë”, ka thënë zyrtari qeveritar që foli për Express.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit