3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Jahjaga: Korrupsioni po kërcënon edhe institucionet

Më të lexuarat

Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot u mbajt takimi i katërt i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit.

Në takim morën pjesë Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci, Ministri Bajram Rexhepi, Françesko Flori, kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, deputetë e udhëheqës të Komisioneve të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të institucioneve ekonomike e zyrtarë të tjerë.

Duke folur në këtë takim Jahjaga kemi nevojë të bisedojmë për qartësimin e mëtejmë të rregullativës ligjore, të propozojmë ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në ligjet përkatëse të cilat e shtojnë efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe e bëjnë më të suksesshme luftën kundër korrupsionit si një dukuri e shëmtuar e jashtëligjshme, e cila po kërcënon t’i përfshijë të gjitha sferat e jetës dhe të punës dhe sidomos në punën e institucioneve .

Kryetarja në fund kërkoi koordinim dhe bashkëveprim të punëve në luftimin e korrupsionit kudo që paraqitet.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit