-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Jagland: Dialogu mes Turqisë dhe Këshillit të Evropës është forcuar

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, tha se me Turqinë kanë marrëdhënie shumë të ngushta dhe i ndjekin nga afër zhvillimet. Ai theksoi nevojën për të ndërtuar një rrugë efektive në lidhje me zbatimet pas grushtit të shtetit më 15 korrik dhe se kjo është zbatuar, raporton AA.

Jagland ka mbajtur një fjalim në konferencën për media të zhvilluar pas takimit me ministrin turk të Drejtësisë Bekir Bozdağ i cili ka vizituar Këshillin e Evropës në Strasburg.

“Është një vizitë shumë e rëndësishme nga pikëpamja e dialogut mes Turqisë dhe Këshillit të Evropës i cili është forcuar kryesisht edhe më shumë pas tentativës për grusht shteti në Turqi”, deklaroi Jagland duke shprehur kënaqësinë e madhe për vizitën e ministrit Bozdağ në Këshillin e Evropës.

“Pas tentativës për grusht shteti, nga Turqia kemi patur disa kërkesa për sigurimin e disa garancive në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme. Kërkuam garanci nga shteti i Republikës së Turqisë, sepse u morën vendime në lidhje me largimet nga puna, mbylljen e institucioneve dhe organziatat mediatike. Potencuam nevojën për ndërtimin e një rruge efektive në lidhje me zbatimet pas grushtit të shtetit më 15 korrik në ligjin e brendshëm dhe se kjo është zbatuar. Në lidhje me zbatimet e gjendjes së jashtëzakonshme është formuar një komision hetimor”, tha Jagland.

Ai tha se “do të shihet nëse ky komision do të veprojë apo jo i pavarur dhe në kuadër të nevojave të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

“Kemi shkëmbyer pikëpamjet edhe në lidhje me situatën e gazetarëve të arrestuar. Sigurisht që edhe këto gazetarë mund të kundërshtojnë arrestimet e tyre. Mund të aplikojnë në gjykatat e Turqisë. Dhe, më pas mund të ankimojnë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila do të shohë nëse ka apo jo një rrugë efektive të ligjit të brendshëm në lidhje me arrestimin”, tha Jagland.

Takimi Bozdağ-Jagland në Strasburg ka zgjatur afërsisht një orë. Ministri Bozdağ në kuadër të takimeve në Strasburg do të takohet edhe me kreun e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Guido Raimondi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit