0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Jack Ma: Nuk di asgjë për teknologjinë, por ja cili është çelësi i suksesit tim

Më të lexuarat

Jack Ma është themeluesi dhe drejtori i kompanisë gjigande Alibaba, e cila zotëron një treg prej 420 miliardë dollarësh. Aktualisht, Ma vlen 6.5 miliardë dollarë, sipas revistës Forbes. Por sipas Jack-ut, suksesi i tij nuk ka të bëjë me aftësitë teknike ose të biznesit.

“Nuk di asgjë për teknologjinë, nuk di asgjë për marketingun, nuk di asgjë për gjërat ligjore”, tha Ma në konferencën Viva Tech në Paris të enjten.

Pra, çfarë di ai, që u bë kaq i suksesshëm? “Unë di si të sillem me njerëzit”.

“Çdo gjë që bëj si themelue është: Të bëj klientin të lumtur”.

Realisht, Ma në fillim kishte planifikuar të bëhej mësues, por e mori në konsideratë idenë e ndërtimit të një kompanie të teknologjisë, pasi mësoi për internetin më 1995 në udhëtimin e tij të parë në Shtetet e Bashkuara.

“Një mik më tha, Jack, ky është interneti. “E pyeta,” Çfarë është interneti? “Ai tha, “Të kërkosh çfarë të duash”.

“Së pari, “nuk doja ta prekja, sepse kompjuteri kushtonte shumë shtrenjtë në Kinë. Nëse do e prishja, nuk do të kisha mundësi ta paguaja”, tha Ma. “Fjalën e parë që e kërkova në internet ishte fjala ‘birrë’. “Nuk e di pse. Ndoshta sepse është e lehtë ta shqiptosh”, tha Ma. Pastaj kërkoi fjalën “Kinë”. Dhe nuk kishte “asnjë të dhënë për Kinën”, tha Ma.

“Kështu që i thashë mikut tim: Pse nuk bëjmë diçka për Kinën? Pra, bëmë një faqe të vogël dhe të shëmtuar, të cilën e quajtëm “Kina”. Ishte zanafilla për ngritjen e Alibaba, e cila filloi si një “qendër marketingu për informacion”, tha Ma. “Dhe pastaj vazhduam të zhvillohemi”.

Por, pavarësisht mungesës së aftësive teknike, ndërsa kompania u rrit, Ma tha se dinte vetëm një gjë: “Unë i njoh njerëzit. Isha trajnuar të bëhesha mësues”, tha Ma në Viva Tech. “Si mësues, ju dëshironi që nxënësit të jenë më të mirë se ju. Produkti juaj më i mirë është nxënësi yt”.

Kjo aftësi e ndihmoi Jack-un t’i frymëzojë dhe inkurajojë punonjësit e tij. Dhe kjo ka ndihmuar shumë në suksesin e jashtëzakonshëm të kompanisë së tij.

“Ju duhet t’i dëgjoni punonjësit tuaj … Ju duhet të bëni gjithçka për t’i fuqizuar ata. Nëse mund t’i shtyni ata të punojnë në grup, atëherë ju mund të bashkëpunoni. Pra, kjo është mënyra se si ne funksionojmë “, tha Ma”.

“Unë kam ardhur në një përfundim se sa më shumë që interesoheni për ekipin tuaj, ekipi do të kujdeset për ju dhe për klientët tuaj”, tha Ma.

Klienti është gjithnjë në rend të parë: “Kur bisedoja me stafin tim në ditët e para të kompanisë, u thoja:” Mos më bëni mua të lumtur, mos më doni mua. Bëjeni klientin të lumtur, bëjeni atë t’ju dojë, dhe unë do t’ju dua juve”.

/CNBC.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit