1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jabllanoviq: Do të bisedojmë me kryeministrin tonë Vuçiq

Më të lexuarat

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Guriq do të bisedojnë sot me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

 

Temë bisede e tyre do të jetë pjesëmarrja e mëtejme në institucionet e Kosovës.

 

Ministri i ndërruar për Komunitete dhe Kthim Aleksandar Jabllanoviq më herët kishte thënë se do të ketë konsultime me kryeministrin serb.

 

“Para së gjithash do të bisedojmë me kryeministrin tonë Aleksandar Vuçiq e pastaj brenda Listës Srpska do të ketë konsultime dhe do të merret qëndrim”, i ka thënë Jabllanoviq agjencisë serbe të lajmeve Beta, transmeton Koha.net.

 

Takimi në Beograd është thirrur pasi kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ndërruar ministrin Aleksandar Jablanoviqin nga pozita e ministrit në Ministrinë për Komunitet e Kthim.

 

Jabllanoviq është edhe lider i Srpska-s e cila në Kuvendin e Kosovës ka 9 deputetë, ndërsa deri para ndërrimit, dy ministra dhe një zëvendëskryeministër.

 

Ndërrimi j Jabllanoviqt është bërë pas fyerjeve që ai ua bëri nënave gjakovare të viktimave të luftës dhe pas presionit të madh e protestave të opozitës./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit