1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Jabllanoviç jep dorëheqje në dy-tri orët e ardhshme

Më të lexuarat

Update 14:17  Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq.

Burime të “KosovaPress” kanë bërë të ditur se kryeministri sot gjatë ditës do të organizojë një konferencë për media ku do të njoftojë opinionin për shkarkimin e Jabllanoviqit.

“Sot në rreth orës 15:00 apo 16:00 , kryeministri do të mbaj konferencë për media aty do të njoftoheni për zhvillimet e fundit dhe mes tjerash edhe për Jabllanoviqin”, ka thënë ky burim.

Po i njëjti ka thënë se Mustafa i ka dhënë afat Jabllanoviqit që deri në mes ditë të vendos nëse jap dorëheqje në të kundërtën ai do të shkarkojë atë. Se do të mbahet konferenca kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi i cili ka thënë se për këtë çështje do të informoheni në konferencë të cilën do të organizojë kryeministri.

“Nuk mund të them asgjë, kryeministri parasheh që gjatë orës 15:00 ose 16:00, të mbaj konferencë, do të flasë edhe për këtë çështje, ka diçka edhe nga kjo që po flisni ju”, ka thënë Abrashi përmes telefonit. /Telegrafi/
Jabllanoviq do të shkarkohet nëse nuk jep dorëheqje

14:15 – Burime të Gazetës Express, thonë se ministri për kthim dhe komunitete Alexandar Jabllanoviç, pritet të japë dorëheqje brenda dy-tri orëve të ardhshme.

Këto burime, brenda kabinetit qeveritar, i kanë thënë Express’it se Jabllanoviç do të japë dorëheqje më së largu në dy-tri orët e ardhshme.

 

Zyrtarisht ky informacion ende nuk është konfirmuar, por as nuk është mohuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit