-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ja teksti i poezisë së vajzës shqiptare, që përloti Erdoganin (Video)

Më të lexuarat

Presidenti turk Reccep Tyaip Erdogan së bashku me bashkëshorten e tij, Eminen, u përlotën nga emocionet në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës për shkak të poezisë që recitoi një vajzë shqiptare.

BalkanWeb, zbardh tekstin e poezisë që recitoi vajza e mbuluar me shami:

Je krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Reccep Tayip Erdogan

Minaret tona mos i lër pa ezan o Allah

Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë

Ose mos na lër pa zgjojet e bletëve

Këtu janë pa zë minaret

Vendin që është bërë mysliman mos e lër pa myslimanë o Allah

Këtu trupi im është pa dashuri o Allah

Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah

Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im

Të dimë të dalim kundër armiqve

Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im

Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd, ose mos na lër pa çoban o Allahu im

Ti mos na lër neve pa ty, pa ujë e pa ajër o Allahu im

Vendin që është pjekur me myslimanë, mos e lër pa myslimanë o Allahu im!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit