-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja simptomat e alergjisë nga bleta

Më të lexuarat

Fatmirësisht vetëm një pjesë e vogël e popullsisë (1 në 1000) mund të përjetojnë një reaksion alergjik nga bleta apo grenxa. Reaksioni alergjik mund të ndodhë në çdo moshë, afërsisht 3 % e adultëve dhe 1 % e fëmijëve bëjnë një reaksion nga hymenopteret. Alergjia nga bleta ose nga grenxa është dyfish më e shpeshtë te burat se te gratë. Më shumë se sa e lidhur me ndjeshmërinë, kjo shifër ka të bëjë me ekspozimin më të madh të meshkujve ndaj hymenopterëve. Nuk ka një shoqërim të qartë midis alergjisë nga helmi I bletëve/grenxave dhe alergjive të tjera.  Personi që ka bërë alergji  nga pickimi I bletës mund të ketë edhe nga grenxa. Ky quhet kros-reaktivitet.
 
Cilat janë shenjat me të cilat shfaqet një reaksion alergjik nga hymenopterët?
 
Reaksionet më të rënda ndodhin brenda 20 minutave nga moment i pickimit dhe mund të jenë kërcënuese për jetën. Personat të cilët kanë patur një reaksion nga bleta/grenxa të mëparshëm, kanë probabilitet më të madh për të patur një reaksion më të rëndë në pickimin pasardhës. Në këtë rast shenjat të cilat pasojnë janë:
 
Vështirësi në frymëmarje
Skuqje dhe elemente të lëkurës edhe në distancë nga vendi i pickimit.
Kruarje në të gjithë trupin
Enjtje të syve, buzëvë, fytit, në distancë nga vendi i pickimit.
Fishkëllima në kraharor.
Vështirësi në gëlltitje.
Dhembje të forta të barkut.
Ulje të tensionit.
Dhe deri në humbje të vetëdijes dhe urinim të pavullnetshëm.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit