2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ja si mund të studiojë një fëmijë

Më të lexuarat

Që një fëmijë të përqëndrohet totalisht tek mësimet është e vështirë. Nga ana e tij duhet vullnet dhe dëshirë, por edhe prindërit kanë një ndikim të rëndësishëm për t’i vendosur fëmijët në punë.

Ja disa hapa që duhet të ndiqni për ta bërë fëmijën tuaj të studiojë:

Fillimisht vendosni që fëmija të lexojë vetë. Nëse bllokohet në ndonjë pjesë të lëndës, e ndihmoni. Me zë të lartë i lexoni nga libri pjesën që ai nuk e kupton.
Duhet që gjatë kësaj kohe, fëmija me sy të përcjellë tekstin, sepse kështu do të përqendrohet më mirë dhe do t’i kuptojë më lehtë fjalët e reja. Pas leximit, bisedoni rreth tekstit dhe bëni pyetje për t’u siguruar nëse është kuptuar pjesa që ju sapo i lexuat.

Kurrë mos e detyroni fëmijën që të mësojë dhe shkruajë detyrat, sepse vetëm sa do ta prishni marrëdhënien me të.

Prindi duhet të tregohet me taktikë dhe duhet të flasë gjerë me mësuesin apo mësuesen rreth mësimeve që bëjnë nxënësit.

Ndërsa fëmija bën detyrat, uluni pranë tij.

Në krye të orarit, duhet të jetë lënda e cila është më e vështira për nxënësin, sepse me të duhet të merret dhe kur e ka përqendrimin më të madh, pra kur është i çlodhur.

Ia sqaroni fëmijës sesi në tekst duhet të ndajë të dhënat më të rëndësishme, çka do t’a ndihmojë gjatë përsëritjes. Le të mundohet ta lidhë lëndën me shembuj nga jeta.

Pasi ta lexojë një mësim, le ta rrëfejë me fjalët e tij. /albeu/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit