1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ja si është vrarë Isa Boletini

Më të lexuarat

Historiani Hakif Bajrami, në një opinion të tijin, rrëfen se si është vrarë në Podgoricë Isa Boletini pasi ishte dorëzuar në përfaqësinë franceze. Prej aty aiu iu dorëzua organeve malazeze, të cilët e vranë po atë ditë kur ushtritë e Vjenës hynë në Mitrovicë, më 23 janar 1916, përcjell “Zëri”
 
Më pas, Boletini është dorëzuar organeve malazeze më 10 janar. Ai është vendosur në Shtabin e Ushtrisë malazeze dhe ndaj tij është caktuar roja.
 
“Unë kam pasur urdhër që ai të mos dilte nga dera. Nëse provonte të dilte, duhej ta neutralizonim duke e plagosur. Në një rrethanë të papritur kanë shkrep armët te ura dhe Isa Boletini ka provuar të dalë në ndihmë kreshnikëve të tij, por unë (P. M. Vojvodiq, oficer rezervë 1977) e kam plagosë duke e goditur në duar. Pas nja dhjetë minutave ka ardhur Baba i Millovan Gjillasit (Nikolla Gjillas) dhe ka shtënë pesë herë mbi të. Ai ia ka grabit Isës pushkën dhe revolet që i mbetën afër duarve”, rrëfente roja.
 
“Unë shumë më vonë kam dëgjuar se kë e kam plagosur. Sot (1977) pendohem shumë se çfarë mëkati kam bërë. Po u rrëfehem se nuk jam fajtor. Unë kam qenë vetëm një oficer që zbaton urdhra. Urdhri ka ardhur nga lart. Këtë krim e kam kuptuar shumë më vonë. Fajtor është përfaqësia franceze, qeveria dhe mbreti i Malit të Zi”, ka shtuar oficeri përsa i përket vrasjes së Isa Boletinit. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit