0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Ja shtetet që kanë ndihmuar më së shumti Gazën

Më të lexuarat

Pas sulmit izraelit ndaj Gazës vitin e kaluar, shtete të ndryshme patën premtuar ndihma për popullsinë civile dhe autoritet e Gazës në konferencën e donatorëve që u mbajt në Kajro të Egjiptit me 12 Tetor 2014.
 
Por pavarësisht kohës së kaluar, vetëm 27.5% e shumës së premtuar prej 3.5 miliardë dollarësh i është dhënë Gazës, transmeton Albeu.com.
 
Sipas raportit të Bankës Botërore, shteti që kishte premtuar 1 miliardë dollarë, Katari, deri më tani ka dhuruar vetëm 102 milion dollarë ose 10.2% të shumës së premtuar ndërsa ka shtete që nuk kanë dhuruar asgjë ose shumë pak.
 
Kështu, Kuvajti dhe Rusia nuk kanë dhuruar asgjë nga ajo që kanë premtuar ndërsa Turqia, e cila bazuar në deklaratat e autoriteteve turke është shteti që ndihmon më shumë Gazën, ka realizuar vetëm 0.26% të shumës që ka premtuar, pra 520 mijë dollarë nga 200 milion dollarë të premtuara.
 
Shtetet që kanë realizuar më shumë premtimet për ndihma janë Franca e cila ka dhuruar shumën e plotë prej 10.3 milion dollarë, e ndjekur nga SHBA me 233.35 milion dollarë të dhuruara nga 277 sa ka premtuar ose 84.24 %, Gjermania me 45.09 milion ose 71.21% dhe Anglia me 25.65 milion dollarë ose 79.76% të dhurimit të realizuar.
 
Arabia Saudite e cila ka premtuar 500 milion dollarë, deri më tani ka dhuruar vetëm 48.5 milion ose 9.7% të shumës së premtuar.
 
Në 6 vitet e fundit, ushtria izraelite ka organizuar 3 operacione të mëdha ushtarake kundër Hamasit, ndërsa gjatë këtyre operacioneve kanë humbur jetën mbi 2,200 persona, shumica prej të cilëve fëmijë e gra, 19,000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht ndërsa 134,000 shtëpi janë dëmtuar.
 
Klikoni për të parë raportin e Bankës Botërore në lidhje me ndihmat e realizuara deri më tani: http://www.worldbank.org/en/programs/rebuilding-gaza-donor-pledges#3 /
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit