2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ja se si të ndalni ndërfaqen Metro në Windows 8

Më të lexuarat

Në Windows 8, edhe butoni Start edhe menyja klasike Start nuk ekzistojnë më. Nëse nuk ju pëlqen ekrani i plotë, ekrani i stilit Metro, ju mund të provoni ta përdorni aplikacionin Thinix RetroUI.

Ky aplikacion u mundëson poseduesve të kompjuterëve personal me Windows 8 që të shkojnë drejt në desktop pa pasur nevojë së pari të shkojnë përgjatë ndërfaqes “Moderne” të përdoruesit.

Komunikata për shtyp rreth Thinixit zbuloi punën e vet për Windows 8, të quajtur RetroUI. Lëshimi për shtyp thotë:

Sapo të qasen, përdoruesit do të shohin desktopin klasik të Windowsit dhe mund të përdorin kompjuterin më tepër siç kanë bërë në Windows XP ose Windows 7. Përdoruesit mund të rikthehen në desktopin Metro dhe të përdorin veçoritë e Metros sipas nevojës.

Programi po ashtu mund të rregullohet që tërësisht të ndalë ndërfaqen “Modern” (dikur Metro) në Windows 8.

Thinix thotë që kjo gjë do të jetë e dobishme për përdoruesit në biznese të cilët duan të kalojnë në Windows 8 por nuk duan që të bëjnë përpjekje për ta mësuar ndërfaqen e re të përdoruesit.

RetroUI mund të përdoret edhe për aplikacionit për kontrollim të desktopit nga distanca, e po ashtu ka edhe përkrahjen për shumë-monitorë. Ai do të përkrahë një numër të gjuhëve të ndryshme.

Programi është në dispozicion për shkarkim që tani për 4.95 dollarë (por ka edhe versionin falas prej 14 ditësh), që mund të përdoret deri në 3 kompjuterë personal. RetroUI Pro për biznese është po ashtu me të njëjtin çmim.

Është një zbritje prej 50 për qind për konsumatorët që janë në edukim e sipër dhe për jofitimprurës. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit