5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja sa është rritur akciza për duhan e alkool

Më të lexuarat

Ndryshimet e mëdha në normat tatimore dhe në nivelin e akzicës në alkool e duhan në vendet e rajonit mund të stimulojnë kontrabandën.
Kështu vlerëson analisti i çështjeve të ekonomisë Ibrahim Rexhepi, por në anën tjetër thotë që rritja e akcizës për këta artikuj ka qëllim që të kompenzojë uljen e normës së TVSh-së në artikujt e shportës.
 
“Është i domosdoshëm edhe i nevojshëm bashkëpunimi mes tyre, për shkak se ndryshimet e mëdha në normat tatimore dhe në nivelin e akcizës e stimulon kontrabandën,” shprehet Rexhepi për Tribuna Channel.
 
Edhe në Zyrën për Komunikim  Publik të Misnitrisë së Financave thonë se ngritja e akcizës në këto produkte është bërë me qëllim të harmonizimit të normave të akcizës për këto produkte  me normat e vendeve të rajonit me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve që mund të lindnin nga ekzistimi i normave të ndryshme të akcizës përbrenda rajonit.
 
Sipas vendimit akciza për alkoolin është rritur prej 500 euro për hektolitër të alkoolit të pastër në 800 euro, kurse norma e taksës së akcizës për import të duhanit është rritur prej 32 ero për kilogram të importit të duhanit në 35 euro.
 
Dogana e Kosovës gjatë vitit të kaluar ka mbledhur taksa prej alkoolit rreth 30 milionë euro, kurse prej duhanit rreth 126 milionë euro.
 
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci tregon se nga rritja e akcizës për alkool e duhan nëse vazhdon trendi i përafërt i importimit të këtyre dy artikujve mund të ketë rritje në të hyra për 20 milionë euro.
 
“Gjatë vitit të kaluar kemi grumbullu taksa prej duhanit në vlerë prej 126 milionë euro. Nëse merret rritja e fundit e taksës së akcizës dallimi në mes të këtyre dyjave është rreth nëntë për qind, dhe këtë vit nëse mbahet ky trend do të kemi rritje rreth 10 milionë euro në mbledhjen e taksave për duhan. Vitin e kaluar dogana ka mbledhur 25 milionë prej të gjithë importit të alkooleve duke i veçuar birrat, prej tyre janë mbledhur përafërsisht 6.7milionë euro. Taksa të mbledhura në total prej alkoolit janë rreth 30 milionë euro. Me rritjen prej 500 në 800 atëherë presim që të hyrat të rriten për 10 milionë euro varësisht prej trendit të importit,” thotë Stavileci për Tribuna Channel.
 
Qeveria e Kosovës muajin e kaluar ka marrë vendim që të rrisë akcizën për duhan dhe alkool, në përputhje në objektivat për të dekurajuar konsumin e tyre dhe me po të njejtin vendim është hequr akciza për alkool medicinal./Tribuna/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit