1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ja sa dënohet nëna e cila braktisi foshnjën duke e lënë mbi veturë

Më të lexuarat

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 muaj ndaj të dyshuarës me inicialet V.Z nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovës.

Në një njoftim për media nga Gjykata në Prizren bëhet e ditur se Gjykata Themelore e Prizrenit duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurës me iniciale V.Z. nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës.

Masa e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 04.05.2018, nga ora 15:50, e cila do të zgjasë deri me datën 04.06.2018.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë, V.Z nga muaji prill i vitit 2018, në Prizren si prind – nënë shkel detyrimin e saj për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të saj të mitur, së cilës edhe sipas vendimit të Gjykatës – ujdisë gjyqësore C.nr.264/10, fëmijët në fjalë i janë besuar në ruajtje, kujdes dhe edukim të saj, në atë mënyrë që me datën 30.03.2018, largohet nga shtëpia duke i braktisur fëmijët dhe duke mos treguar fare vendndodhjen e saj dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre.

Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit./gazetametro.net.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit