2.2 C
Pristina
Wednesday, January 22, 2025

Ja pse Turqia nuk merr pjesë në Eurovision

Më të lexuarat

Që prej vitit 2012 Turqia nuk ka marrë më pjesë në Festivalin Europian dhe mesa duket ekziston një arsye pas këtij bojkoti 6- vjeçar.

Ibrahim Eren, drejtor në Radiotelevizionin Kombëtar të Turqisë (TRT) në një intervistë për “Anadolu” ka bërë me dije detajet që kanë shtyrë drejt mos marrjes pjesë të Turqisë në “Eurovistion Song Contest”.

“Si një transmetues publik, (TRT) nuk mund të transmetojë në orën 9 të darkës, kur fëmijët janë duke parë televizor, një austriak me mjekërr dhe fustan, që thotë se nuk ka një gjini dhe shprehet se është burrë dhe grua në të njejtën kohë.”

Prandaj, Eren ka sugjeruar që Turqia të mos marrë më pjesë në Festivalin Europian deri sa kjo lloj situate të zgjidhet.

Ndërkohë pas kësaj deklarate ka reaguar Unioni transmetues i Eurovizionit, duke u shprehur se Turqia është e mirëpritur për të marrë pjesë sërish në “Erovision Song Contest” vitet e ardhshme, por nuk ka siguruar se nuk do te kete skena te ngjashme. /MESAZHI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit