3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ja pse programet pa pagesë nuk janë gjithmonë të sigurta

Më të lexuarat

E cilit prej nesh nuk i pëlqejnë softuerët pa pagesë? Por, kur vjen puna tek to duhet të tregohemi të kujdesshëm. Programe të tilla mund të përmbajnë kode dashakeqëse që mund të dëmtojnë kompjuterin apo pajisjen tuaj mobile. Ato mund të prishin softuerë të tjerë, të marrin kontrollin e kompjuterit tuaj apo të ndërhyjnë në të dhënat tuaja personale si dhe t’i vjedhin ato.

Softuerët pa pagesë, të njohur si freeware, po rriten shpejt në numër pasi janë lehtësisht të aksesueshëm në internet. Por, ka edhe një thënie tjetër lidhur me këtë: “aq sa paguani, aq edhe merrni”.

Ja se çfarë duhet të dini mbi softuerët pa pagesë:

– Çfarë është një freeware?

Me pak fjalë, një freeware është një softuer pa pagesë që ju e instaloni në kompjuterin tuaj, me apo pa dijeninë tuaj. Për shembull, një freeware mund të jetë një lojë pa pagesë apo një program falas që ju ndihmon të mbani shënim shpenzimet apo të bini në peshë. Ato vijnë tek ju përmes CD-ve apo internetit. Disa prej tyre mbajnë emrin widget.

– Çfarë problemi ka me sigurinë?

Disa prej tyre janë të sigurta, disa jo. Zakonisht kjo varet nga burimi nga ku e keni shkarkuar. Në një freeware mungojnë disa karakteristika standarde si suporti teknik, rregullimet e problemeve, patch-et e shkarkueshme etj.

– Ku mund t’i gjej freeware-t?

Nga kompani të njohura; të njëjtat nga ku blini zakonisht softuerët.

Prodhuesit e shareware (shumë prej zhvilluesve të softuerëve ju sugjerojnë të përdorni produktet e tyre për një kohë të kufizuar; që njihet me emrin shareware). Në përgjithësi, për shareware-t kërkohet që pas përdorimit për një kohë të caktuar, të dhuroni diçka në vlerë monetare, por nuk jeni të detyruar për këtë. Për të verifikuar nëse një prodhues shareware është i sigurt, kontrolloni për emrin e tij në uebfaqe me reputacion të lartë. Zhvilluesit widget apo open-source ofrojnë lojëra, aplikacione muzikore, kontabiliteti apo programe zyre, por siguria e këtyre softuerëve është vështirë të verifikohet.

– Cilat janë risqet e freeware-ve?

Duhet të keni kujdes se cilat freeware instaloni, pasi disa prej tyre përmbajnë kode dashakeqëse, si viruse, worms, apo Trojan horses. Ato mund të përmbajnë edhe maluere që përgjojnë kompjuterin tuaj. Disa mund të shkatërrojnë skedarë të rëndësishëm. Kode të tjera si botnets marrin kontrollin e kompjuterit në mënyrë që hakerat të vjedhin identitetin tuaj. Ka edhe freeware që deklarohet se shërbejnë për të mbrojtur kompjuterin, skedarët apo informacionet tuaja, por duhet të keni shumë kujdes edhe nga ato.

– Si mund të mbrohem nga freeware-t e rrezikshëm?

Kërkoni dhe hetoni mirë mbi identitetin e tyre. Në faqe si CNET apo ZDNet, që testojnë softuerët, mund të merrni përshtypje mbi sigurinë e tyre. Kërkoni për shenja aprovuese. Shkarkoni vetëm nga ofrues të njohur softuerësh. Për shembull, kërkoni për logon e TRUST, organizatë që ofron miratim aprovues pasi ka kryer një vëzhgim të detajuar mbi produktin. Mbani të përditësuar programet e sigurisë, si antivirusin apo softuerët anti-spyware.

Kini kujdes nga freeware-t e rrjeteve sociale si MySpace dhe Facebook, pasi ndonjëherë ato nuk janë të krijuara nga vetë kompania. Në fund të fundit, kujtoni shprehjen “nuk ka gjë falas”.

Mendohuni mbi arsyen se përse mund të ofrohet pa pagesë një softuer. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit